Musliu-Shoshi në takim me delegacionin e Asamblesë Parlamentare të NATO-s, ngre shqetësimin për vendimin e Speciales për krerët e UÇK-së

Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu Shoshi ka marrë pjesë sot në takimin me delegacionin e Asamblesë Parlamentare të NATO-s. Ajo ka thënë se në këtë takim, ka ngritur shqetësimin për vendimin e fundit të Dhomave të Specializuara në Hagë ndaj udhëheqësve të UÇK-së. “Nga aleatët tanë kërkova vëmendje ndaj procesit të Apelit dhe respektim të plotë…

Lajme

28/10/2026 13:57

Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu Shoshi ka marrë pjesë sot në takimin me delegacionin e Asamblesë Parlamentare të NATO-s.

Ajo ka thënë se në këtë takim, ka ngritur shqetësimin për vendimin e fundit të Dhomave të Specializuara në Hagë ndaj udhëheqësve të UÇK-së.

“Nga aleatët tanë kërkova vëmendje ndaj procesit të Apelit dhe respektim të plotë të standardeve ndërkombëtare të drejtësisë. Drejtësia nuk guxon të bëhet në kurriz të së vërtetës historike!”, ka thënë Musliu-Shoshi. /Lajmi.net/

Postimi i plotë: