Arrijnë protezat e para të gjurit në QKUK, nis decentralizimi i listave të pritjes

Kontingjenti i parë i protezave të gjurit ka arritur në Klinikën e Ortopedisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), duke shënuar fillimin e këtij procesi për pacientët që kanë nevojë për ndërhyrje të tilla. Sipas njoftimit të QKUK-së, në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë ka nisur edhe procesi i decentralizimit të listave të pritjes…

Lajme

28/10/2026 11:08

Kontingjenti i parë i protezave të gjurit ka arritur në Klinikën e Ortopedisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), duke shënuar fillimin e këtij procesi për pacientët që kanë nevojë për ndërhyrje të tilla.

Sipas njoftimit të QKUK-së, në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë ka nisur edhe procesi i decentralizimit të listave të pritjes për vendosjen e protezave të gjurit dhe të kokërdhokullës.

Përmes këtij organizimi, synohet që rastet të shpërndahen ndërmjet QKUK-së dhe spitaleve të përgjithshme rajonale, varësisht nga kapacitetet dhe mundësitë që kanë për trajtimin e pacientëve.

Decentralizimi synon të lehtësojë ngarkesën në listat e pritjes dhe të përmirësojë efikasitetin e shërbimeve shëndetësore, duke u mundësuar pacientëve të marrin trajtim më afër vendbanimit të tyre.

Ky proces paraqet një hap drejt përmirësimit të qasjes në shërbimet ortopedike dhe organizimit më efikas të trajtimit për pacientët që kanë nevojë për vendosjen e protezave.