EULEX dënon fuqishëm vrasjen e Arlind Zekajt: Femicidi është shkelje e rëndë e të drejtave të grave
Misioni i EULEX-it në Kosovë, ka reaguar për vrasjën e Arlind Zekajt nga kunati i saj në Pejë. Ata e kanë dënuar fuqishëm këtë vrasje, dhe kanë shprehur ngushëllimet më të sinqerta më të dashurve të saj dhe të gjithëve që janë në zi për këtë vdekje. “Femicidi është të shprehurit më ekstrem i dhunës…
Lajme
Misioni i EULEX-it në Kosovë, ka reaguar për vrasjën e Arlind Zekajt nga kunati i saj në Pejë.
Ata e kanë dënuar fuqishëm këtë vrasje, dhe kanë shprehur ngushëllimet më të sinqerta më të dashurve të saj dhe të gjithëve që janë në zi për këtë vdekje.
“Femicidi është të shprehurit më ekstrem i dhunës me bazë gjininë dhe shkelje e rëndë e të drejtave themelore të grave. Asnjë grua apo vajzë nuk duhet të jetojë me frikën e dhunës, dhe çdo grua dhe vajzë që kërkon ndihmë dhe mbrojtje duhet të ketë mundësinë të ketë qasje në mbështetjen dhe mbrojtjet për të cilat ajo ka nevojë”, ka shkruar EULEX-i në reagim.
Ata kanë thënë se qëndrojnë të përkushtuar t’i mbështesin institucionet e sundimit të ligjit të Kosovës në angazhimet e tyre të vazhdueshme për parandalimin dhe reagimin ndaj dhunës me bazë gjinore, mbrojtjen e grave dhe fëmijëve në rrezik, dhe fuqizimin e qasjes në drejtësi dhe mbështetje për të mbijetuarit.
“Këtu përfshihet promovimi i përdorimit efektiv të instrumenteve për vlerësimin e rrezikut, zbatimi i urdhërmbrojtjeve, dhe qasja e koordinuar, me viktimën në fokus, me përfshirjen e institucioneve, shoqërisë civile dhe komuniteteve. Angazhimet e qëndrueshme janë poashtu esenciale për adresimin e qëndrimeve dhe pabarazive që e mundësojnë dhunën kundër grave. Parandalimi i femicidit është përgjegjësi e përbashkët që kërkon përkushtim, bashkëpunim dhe veprim këmbëngulës të vazhdueshëm. Në përputhje me mandatin që ka, Misioni është duke e monitoruar nga afër rastin dhe do të vazhdojë t’i mbështesë institucionet përkatëse në këto angazhime”, thuhet në reagimin e tyre. /Lajmi.net/
Postimi i plotë: