Jeton Sylaj sillet para trupit gjykues, s’e thotë asnjë fjalë për vrasjen e Arlindës nga vëllai i tij

Ish-bashkëshorti i Arlinda Zekaj, Jeton Sylaj para pak minutave është sjellë në sallën e Gjykatës Themelore në Pejë. I prangosur dhe nën siguri të madhe nga Policia e Kosovës, Sylaj veçse është paraqitur tanimë para trupit gjykues, raporton lajmi.net. Edhe pse gazetarët kanë tentuar që ta pyesin në lidhje me vrasjen që vëllai i tij…

Lajme

27/10/2026 14:24

Ish-bashkëshorti i Arlinda Zekaj, Jeton Sylaj para pak minutave është sjellë në sallën e Gjykatës Themelore në Pejë.

I prangosur dhe nën siguri të madhe nga Policia e Kosovës, Sylaj veçse është paraqitur tanimë para trupit gjykues, raporton lajmi.net.

Edhe pse gazetarët kanë tentuar që ta pyesin në lidhje me vrasjen që vëllai i tij i bëri ish-gruas, Arlinda Zekaj, me të cilën kanë edhe një fëmijë i njëjti nuk pranoi të deklarohet.

Prokuroria Themelore në Pejë, Departamenti i Përgjithshëm, ka njoftuar se ka parashtruar kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit Jeton Sylaj, ish-bashkëshortit të Arlinda Zekajt, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Mospërfillja e gjykatës”.

Sipas kërkesës, më 25 tetor 2026, rreth orës 17:58, në rrugën “Mon Dedushaj”, në fshatin Vitomiricë, Komuna e Pejës, i pandehuri dyshohet se nuk i është bindur pikës I të dispozitivit të aktvendimit të Gjykatës Themelore në Pejë, të datës 16 tetor 2026.

“Përkundër urdhrit të gjykatës që të mos ushtronte dhunë fizike apo psikike, të mos e pengonte lëvizjen e viktimës dhe të mos e ofendonte, shqetësonte apo kërcënonte atë, i pandehuri dyshohet se ka ushtruar sërish dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, tani të ndjerës A.Z., duke iu drejtuar me fjalë kërcënuese. Gjithashtu, dyshohet se ka marrë rrobat e vendosura nga viktima në rrobalarëse dhe i ka hedhur në oborrin e shtëpisë”, thuhet në njoftim.

I dyshuari kyç, Albert Sylaj vazhdon të jetë ende nga arrati që nga ngjarja tragjike./Lajmi.net/