Sveçla nuk po e konsideron dorëheqjen, pavarësisht kërkesave të opozitës pas vrasjes së Arlinda Zekajt
Pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, përfaqësues të opozitës kanë kërkuar përgjegjësi institucionale dhe dorëheqjen e ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla. Rasti ka nxitur reagime të shumta në skenën politike, me kritika ndaj institucioneve për mënyrën e trajtimit të rasteve të dhunës ndaj grave dhe për masat që ndërmerren për…
Lajme
Pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, përfaqësues të opozitës kanë kërkuar përgjegjësi institucionale dhe dorëheqjen e ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.
Rasti ka nxitur reagime të shumta në skenën politike, me kritika ndaj institucioneve për mënyrën e trajtimit të rasteve të dhunës ndaj grave dhe për masat që ndërmerren për parandalimin e tyre.
Pavarësisht kërkesave të opozitës për dorëheqje, Sveçla nuk ka reaguar lidhur me këto thirrje.
Vrasja e Arlinda Zekajt ka rikthyer në qendër të debatit publik përgjegjësinë e institucioneve për mbrojtjen e grave dhe nevojën për të hetuar rrethanat që i paraprinë rastit.
I dyshuari për vrasjen vazhdon të jetë në arrati. /Lajmi.net/