Koci propozon ditë zie për Arlinda Zekajn dhe tetë gratë e vrara gjatë vitit 2026

Avokati Arianit Koci ka propozuar që në Kosovë të shpallet një ditë zie në nderim të Arlinda Zekajt dhe tetë grave të tjera që janë vrarë gjatë vitit 2026. Përmes një postimi në Facebook, Koci ka thënë se Arlinda Zekaj e meriton një ditë të tillë, duke e cilësuar atë si një përgjegjësi morale të…

Lajme

26/10/2026 16:59

Avokati Arianit Koci ka propozuar që në Kosovë të shpallet një ditë zie në nderim të Arlinda Zekajt dhe tetë grave të tjera që janë vrarë gjatë vitit 2026.

Përmes një postimi në Facebook, Koci ka thënë se Arlinda Zekaj e meriton një ditë të tillë, duke e cilësuar atë si një përgjegjësi morale të shoqërisë.

Ai ka theksuar se kjo ditë do të shërbente edhe për të përkujtuar gratë e tjera që kanë humbur jetën si pasojë e vrasjeve gjatë këtij viti.

“Arlinda Zekaj e meriton një ditë zie. E ne, si shoqëri, ia kemi borxh”, ka shkruar Koci.

Propozimi i avokatit vjen pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, rast që ka nxitur reagime të shumta dhe thirrje për përgjegjësi institucionale në mbrojtjen e grave nga dhuna. /Lajmi.net/