“Gjyqtari juaj lëshoi vendim kontradiktor – as vrasjes sime s’pres t’i përgjigjeni” Zbulohet letra tjetër e viktimës Arlinda Zekaj
Një letër tjetër e shkruar nga e ndjera Arlinda Zekaj, është publikuar sot. Përmes kësaj letre Zekaj kishte ngreh shqetësim të rëndë në lidhje me mënyrën se si ajo e ka përjetuar trajtimin nga institucionet dhe sistemi i drejtësisë në Kosovë. Arlinda shprehte pakënaqësitë ndaj mënyrës se si, sipas saj, janë trajtuar kërkesat dhe shqetësimet…
Lajme
Një letër tjetër e shkruar nga e ndjera Arlinda Zekaj, është publikuar sot.
Përmes kësaj letre Zekaj kishte ngreh shqetësim të rëndë në lidhje me mënyrën se si ajo e ka përjetuar trajtimin nga institucionet dhe sistemi i drejtësisë në Kosovë.
Arlinda shprehte pakënaqësitë ndaj mënyrës se si, sipas saj, janë trajtuar kërkesat dhe shqetësimet duke kërkuar drejtësi dhe trajtim të barabartë para ligjit, transmeton lajmi.net.
“Nuk kërkoj mëshirë, por drejtësi”, është mesazhi që përcillet nga letra e saj, ku ajo shpreh shqetësimin se kërkesat e saj nuk janë marrë seriozisht dhe se e drejta për t’u dëgjuar nuk i është garantuar ashtu siç priste.
Në letrën e publikuar mbrëmë e ndjera kishte kërkuar drejtësi dhe kishte njoftuar po ashtu se këtë gjë nuk e kishte marrë pikërisht nga institucionet përgjegjëse.
Letra e Arlindës:
“Rastet nuk qenkan të rastësishme! Tani e shoh a kontribut japin institucionet në vrasjen e grave. Ju jeni ndikuar me kohë – takimi me gjyqtarin, pa veprime konkrete, është zero! Faktet ligjore janë tejkaluar dhe ligji e kompetenca e gjyqtarit nuk mund të zëvendësohen me fjalën mundësi!
Për më shumë, gjyqtarët i lëshojnë vendimet kontradiktore e bënë të vështirë jetën e një gruaje dhe jetën e një fëmije. Ndoshta nuk di, ndoshta di çfarë nuk duhet të di.
As vrasjes time nuk pres të përgjigjeni – por pres të mos mund të flini! Faleminderit që morët kohë për ta arsyetuar veten dhe gjyqtarin./Lajmi.net/

