Vajza e axhës së viktimës në Pejë: Ajo ka shku ta marrë djalin te familja e burrit dhe aty ka plas belaja – Raste të dhunës ka pas edhe më parë
Një vrasje e rëndë ka ndodhur dje në mbrëmje në Vitomericë të Pejës, ku kunati ka vrarë kunatën e tij, Arlinda Zekajn. Në lidhje me këtë rast, lajmi.net po qëndron afër familjes së viktimës. Për lajmi.net ka folur vajza e axhës së viktimës, e cila ka treguar se nëna ka shkuar ta marrë djalin e…
Lajme
Një vrasje e rëndë ka ndodhur dje në mbrëmje në Vitomericë të Pejës, ku kunati ka vrarë kunatën e tij, Arlinda Zekajn.
Në lidhje me këtë rast, lajmi.net po qëndron afër familjes së viktimës.
Për lajmi.net ka folur vajza e axhës së viktimës, e cila ka treguar se nëna ka shkuar ta marrë djalin e saj te familja e bashkëshortit dhe sipas saj “aty ka plasur belaja”
“Nuk e di kush e ka djalin, nuk kemi komunikim me ata njerëz. Me pas komunikim ish zgjidh problemi si qysh zgjidhet normal, por ata njerëz nuk janë. Ajo normalisht e ka çu djalin çdo vikend me e vizitu gjyshen e familjen e burrit. Kur ka shku me e marr nuk ia kanë dhënë djalin dhe aty ka plas belaja mes tyre. Qysh ndahet djali prej nënës, ku ekziston kjo. Vetëm këtu është sepse i korruptojnë njerëzit, me prokurorë e të gjithë. Çfarë shërbimi social është që e ndan fëmijën nga nëna, ai duhet ta mbroj atë e jo me u kujdes askush tjetër sikur nana. Ka luftu me shpirt me e marr fëmijën, e ka raportu edhe në Polici. Kështu është dashtë problemi me u zgjidh e jo me përfundu me tragjedi”, ka thënë ajo.
Ajo ka deklaruar se raste të dhunës në familje ka pasur edhe më parë.
“Ec shko se nuk ke punë këtu, nuk është njeri që merret vesh. Ka pas edhe raste të tjera, e ka lajmëru por shteti e ka neglizhuar. Nuk ka pas përkrahje as ndihmë, e vetmja unë i kam thënë shko në Amerikë dhe qëroji hesapet atje. Asaj i ka pëlqy me nejt këtu afër familjes, ka punu këtu, djalin e ka pas në shkollë, por familja e burrit janë njerëz të çmendur. Nuk e di a ka pas probleme tërë kohën, unë kur kam ardh këtu i kam thënë mos u merr me këta njerëz nuk funksionon ligji këtu, merre djalin shko në Amerikë atje e ki ndihmën e shtetit”, ka thënë ajo. /Lajmi.net/