Ligji për Specialen, Haxhiu: Roli i Kuvendit është se a do të ketë plotësim-ndryshim të Ligjit apo jo

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu është deklaruar rreth kthimit të Ligjit për Specialen në Parlament nga ana e presidentes, Justina Shiroka-Pula. Ajo tha se roli i Kuvendit në këtë pikë, sipas saj, është nëse do të ketë apo jo ndryshim/plotësim të Ligjit për Specialen. “Roli i Kuvendit në këtë pikë është se a…

Lajme

26/10/2026 12:26

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu është deklaruar rreth kthimit të Ligjit për Specialen në Parlament nga ana e presidentes, Justina Shiroka-Pula.

Ajo tha se roli i Kuvendit në këtë pikë, sipas saj, është nëse do të ketë apo jo ndryshim/plotësim të Ligjit për Specialen.

“Roli i Kuvendit në këtë pikë është se a do të ketë plotësim/ndryshim të Ligjit apo nuk do të ketë. Ne kemi pasur komunikime edhe me Grupin Parlamentar të PDK-së, sot në mëngjes si dhe gjatë vikendit, por natyrisht që i përket Komisionit për Legjislacion që t’i trajtojë të gjitha këto aspekte. Ky është vetëm gjykimi im”, u shpreh Haxhiu.

Ndërkohë, Haxhiu potencoi se është e rëndësishme që puna e Grupit Punues për Apelin të vazhdojë.