Mushkolaj: Arlindën e vrau shteti, e vranë Policia dhe Prokuroria në Pejë- ata kanë emra e mbiemra

Analisti Imer Mushkolaj ka reaguar në lidhje me vrasjen e rëndë të Arlinda Zekajt në Vitromiricë të Pejës. Ai deklaroi se fajtorët për këtë dihen dhe se kanë emra dhe mbiemra. Mushkolaj tha se Arlindën e vrau shteti, e vranë policia dhe Prokuroria në Pejë, transmeton lajmi.net. Reagimi i plotë: Arlindën e vrau shteti. E…

Lajme

26/10/2026 09:46

Analisti Imer Mushkolaj ka reaguar në lidhje me vrasjen e rëndë të Arlinda Zekajt në Vitromiricë të Pejës.

Ai deklaroi se fajtorët për këtë dihen dhe se kanë emra dhe mbiemra.

Mushkolaj tha se Arlindën e vrau shteti, e vranë policia dhe Prokuroria në Pejë, transmeton lajmi.net.

Reagimi i plotë:

Arlindën e vrau shteti. E vranë Policia dhe Prokuroria në Pejë.

Ata nuk i ofruan mbrojtje një nëne që po kërkonte siguri, që po kërkonte drejtësi.

Ata duhet të japin llogari. Kanë emra e mbiemra. Duhet të vuajnë dënimin për vrasjen mizore të një gruaje. Duhet të kalben në burg./Lajmi.net/