Janina Ymeri kërkon Komision Hetimor Parlamentar për tregtinë e energjisë elektrike
Deputetja e LDK-së, Janina Ymeri, ka bërë thirrje për bashkimin e deputetëve në mbështetje të themelimit të një Komisioni Hetimor Parlamentar për tregtinë e energjisë elektrike në Kosovë. Përmes një postimi, Ymeri ka shprehur kritika ndaj mënyrës se si po trajtohet kjo çështje nga institucionet, duke përmendur Zyrën e Rregullatorit për Energji (ZRRE) dhe Prokurorinë…
Lajme
Deputetja e LDK-së, Janina Ymeri, ka bërë thirrje për bashkimin e deputetëve në mbështetje të themelimit të një Komisioni Hetimor Parlamentar për tregtinë e energjisë elektrike në Kosovë.
Përmes një postimi, Ymeri ka shprehur kritika ndaj mënyrës se si po trajtohet kjo çështje nga institucionet, duke përmendur Zyrën e Rregullatorit për Energji (ZRRE) dhe Prokurorinë Speciale.
Ajo ka pretenduar se, pavarësisht provave që sipas saj janë në dispozicion të institucioneve, në rend dite ka hyrë edhe rilicencimi i kompanive që, sipas saj, janë aktualisht nën hetim.
Ymeri ka kritikuar gjithashtu qasjen e kryeministrit Albin Kurti ndaj asaj që ajo e cilëson si “mafia energjetike”, duke theksuar se deklarimet e saj i bën në cilësinë profesionale dhe jo politike.
Sipas deputetes së LDK-së, Kuvendi i Kosovës është institucioni ku duhet të kërkohet llogaridhënie për këtë çështje.
“Forma e vetme e çlirimit të qytetarëve të Kosovës nga kjo fajde pa fund, është Kuvendi i Republikës së Kosovës”, ka shkruar Ymeri.
Në fund, ajo u ka bërë apel deputetëve që, sipas saj, janë kundër kësaj dukurie, të bashkojnë forcat për themelimin e një Komisioni Hetimor Parlamentar për tregtinë e energjisë elektrike. /Lajmi.net/
Postimi i plotë: