Kurti fton qytetarët e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës të dalin në zgjedhje: Mbështeteni “Koalicionin Shqiptar” për një zë të fuqishëm
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti përmes një video-mesazhi ka bërë thirrje që të dalin dhe të votojnë shqiptarët e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës në Serbi. Ai i ka ftuar ata të shfrytëzojnë kohën e mbetur pasi sipas tij secila votë ka peshë për përfaqësimin dhe të ardhmen e tyre, shkruan lajmi.net. “Përbashkimi në “Koalicionin Shqiptar”…
Lajme
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti përmes një video-mesazhi ka bërë thirrje që të dalin dhe të votojnë shqiptarët e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës në Serbi.
Ai i ka ftuar ata të shfrytëzojnë kohën e mbetur pasi sipas tij secila votë ka peshë për përfaqësimin dhe të ardhmen e tyre, shkruan lajmi.net.
“Përbashkimi në “Koalicionin Shqiptar” kërkon sot pjesëmarrjen tuaj. Qëndresa ndaj diskriminimit dhe përkushtimi për barazi marrin forcë nga vullneti që shprehni në kutitë e votimit. Dilni e votoni. Ftojini edhe familjarët e miqtë tuaj që ta ushtrojnë këtë të drejtë. Mbështeteni “Koalicionin Shqiptar”, numrin 17. Për një zë të fuqishëm dhe për mundësinë që secili e secila ta ndërtojë jetën në vendlindje”, ka shkruar Kurti. /Lajmi.net/
Postimi i plotë: