Aksident trafiku në Jabllanicë të Vogël të Pejës, dy persona të lënduar
Dy persona kanë pësuar lëndime si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur sot, rreth orës 17:20, në fshatin Jabllanicë e Vogël të Pejës. Rastin për lajmi.net e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova, i cili ka bërë të ditur se në aksident është përfshirë një veturë. Të dy…
Lajme
Dy persona kanë pësuar lëndime si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur sot, rreth orës 17:20, në fshatin Jabllanicë e Vogël të Pejës.
Rastin për lajmi.net e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova, i cili ka bërë të ditur se në aksident është përfshirë një veturë.
Të dy personat e lënduar janë dërguar fillimisht në Spitalin Rajonal të Pejës për të marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor.
Megjithatë, njëri prej tyre, për shkak të gjendjes shëndetësore, është transferuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), në Prishtinë, për trajtim të mëtejshëm.
“Sot, rreth orës 17:20, Policia është njoftuar për një aksident trafiku, i cili ka ndodhur në fshatin Jabllanicë e Vogël, – Pejë. Në këtë aksident ishte e përfshirë një veturë, ndërsa si pasojë, dy persona kanë pësuar lëndime trupore. Të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin Rajonal në Pejë. Për shkak të gjendjes shëndetësore, njëri nga të lënduarit është transferuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), në Prishtinë, për trajtim të mëtejshëm mjekësor. Njësiti rajonal i trafiku është duke i ndërmarrë veprimet e nevojshme lidhur me rastin.”, tha Rugova./lajmi.net/