Një pako me vezë bëhet 4 euro- Qytetarët të shqetësuar se jeta në Kosovë po bëhet e papërballueshme, kërkojnë që krerët e shtetit të marrin masa

Çmimet në Kosovë po vazhdojnë të rriten vazhdimisht, por pagat po mbesin të njëjta dhe të ulëta. Rrijte të çmimeve kemi pasur tek secili produkt bazik për jetesën e qytetarëve. Kësaj radhe edhe vezët janë shtrenjtuar. 30 copa ve tash po kushtojnë hiq më pak se 4 euro, transmeton lajmi.net. Lajmi.net ka qëndruar tek tregu…

Lajme

24/10/2026 20:09

Çmimet në Kosovë po vazhdojnë të rriten vazhdimisht, por pagat po mbesin të njëjta dhe të ulëta. Rrijte të çmimeve kemi pasur tek secili produkt bazik për jetesën e qytetarëve.

Kësaj radhe edhe vezët janë shtrenjtuar. 30 copa ve tash po kushtojnë hiq më pak se 4 euro, transmeton lajmi.net.

Lajmi.net ka qëndruar tek tregu në Prishtinë, ku qytetarët i kanë shprehur ankesat e tyre për çmimet e larta të produkteve.

“Çmimet e produkteve bazike në krejt Kosovën janë zi e më zi. Secili po i ngrit çmimet sipas tekeve të veta. Në Kosovë po bëjnë çka po dojnë vetë disa grupe mafioze, e do matrapazë e kanë kapur Kosovën. Duhet të japin dorëheqje, s’pritet asgjë prej tyre”, tha një qytetar.

Tutje, një qytetar tjetër, u shpreh se me pagat e tanishme, është vështirë të përballohen çmimet aktuale.

“Jo të përballueshme, por jashtëzakonisht të larta. Nëse e shikojmë një pagë mesatare 500 euro, vështirë është me e përballu. Me jetu duhet disi, nuk kemi çka të bëjmë. Këto janë produkte që po duhen të përditshme”, u shpreh ai.

Për më shumë shikojeni storien e përgatitur nga lajmi.net: