Zbulohet referi i El Clasicos, “nafaka” e Realit

Komiteti Teknik i Gjyqtarëve në Spanjë ka bërë publike delegimet për ndeshjen e madhe të radhës në La Liga, “El Clasico” ndërmjet FC Barcelonës dhe Real Madridit, e cila do të zhvillohet këtë fundjavë në stadiumin “Spotify Camp Nou”. Për këtë përballje tejet të tensionuar dhe me rëndësi parësore për titull, drejtësia në fushë do…

Sport

24/10/2026 12:43

Komiteti Teknik i Gjyqtarëve në Spanjë ka bërë publike delegimet për ndeshjen e madhe të radhës në La Liga, “El Clasico” ndërmjet FC Barcelonës dhe Real Madridit, e cila do të zhvillohet këtë fundjavë në stadiumin “Spotify Camp Nou”.

Për këtë përballje tejet të tensionuar dhe me rëndësi parësore për titull, drejtësia në fushë do t’i besohet gjyqtarit me përvojë, Juan Martínez Munuera, ndërsa në dhomën e VAR-it do të jetë Iglesias Villanueva, shkruan Indeksonline.

Për Martínez Munuera, ky do të jetë “El Clasico” i pestë në karrierën e tij në La Liga. Në katër ndeshjet e mëparshme që ai ka drejtuar mes dy gjigantëve spanjollë, bilanci anon nga madrilenët, të cilët kanë regjistruar tri fitore, ndërsa katalanasit kanë dalë triumfues në një takim.

Ndeshja pritet të jetë një spektakël i vërtetë futbollistik, me sytë e mbarë botës sportivë të drejtuar nga fusha e Barcelonës këtë të diel më 25 tetor, me fillim nga ora 21:00.