Stresi me thirrje para protestës së sotme, mesazh të fortë për Policinë shqiptare

Stresi, ka bërë thirrje publike që qytetarët të dalin masivisht në protestën e sotme në Shqipëri. Përmes një Instastory, artisti u është drejtuar shqiptarëve, duke e cilësuar protestën si çështje kombëtare dhe duke kërkuar mobilizim sa më të madh për të drejtat e tyre. “Ju lutem, protestoni sot, dilni sa më shumë për të drejtat…

ShowBiz

24/10/2026 11:09

Stresi, ka bërë thirrje publike që qytetarët të dalin masivisht në protestën e sotme në Shqipëri.

Përmes një Instastory, artisti u është drejtuar shqiptarëve, duke e cilësuar protestën si çështje kombëtare dhe duke kërkuar mobilizim sa më të madh për të drejtat e tyre.

“Ju lutem, protestoni sot, dilni sa më shumë për të drejtat tona. Kjo është çështje kombëtare. O sot, o kurrë! Mos dalshim sot, mos dalshim kurrë”, ka shkruar Stresi.

Ai u ka bërë thirrje qytetarëve të mos kenë frikë dhe të marrin pjesë në protestë, duke theksuar rëndësinë e pjesëmarrjes së tyre.

Në të njëjtën kohë, Stresi i është drejtuar edhe Policisë, duke kërkuar që ajo të sillet mirë me protestuesit. Ai ka paralajmëruar se situata mund të bëhet shumë më e vështirë nëse nuk tregohet kujdes në trajtimin e qytetarëve.

Thirrja e Stresit vjen në një kohë kur protesta dhe reagimet publike në Shqipëri kanë marrë vëmendje të madhe, ndërsa pritet të shihet se si do të zhvillohen tubimet e sotme.