Nafta shtrenjtohet sërish, thyen rekordin e muajve të fundit

Çmimi i naftës në tregjet ndërkombëtare është rritur sërish, duke arritur kështu nivelin më të lartë në gati gjashtë muaj. Nafta Brent, pikë referimi për tregjet ndërkombëtare, u mbyll të premten në 116.72 dollarë për fuçi, me një rritje prej 3.14 për qind. Ndërkohë, nafta amerikane West Texas Intermediate (ËTI) arriti në 103.27 dollarë për…

Bota

24/10/2026 10:33

Çmimi i naftës në tregjet ndërkombëtare është rritur sërish, duke arritur kështu nivelin më të lartë në gati gjashtë muaj.

Nafta Brent, pikë referimi për tregjet ndërkombëtare, u mbyll të premten në 116.72 dollarë për fuçi, me një rritje prej 3.14 për qind.

Ndërkohë, nafta amerikane West Texas Intermediate (ËTI) arriti në 103.27 dollarë për fuçi, pas një rritjeje prej 3.8 për qind, transmeton Klankosova.tv

Sipas Reuters, rritja e çmimeve lidhet me shqetësimet për furnizimin global me energji, pas sulmeve të rebelëve Huthi ndaj Arabisë Saudite, përfshirë infrastrukturën energjetike, si dhe tensionet e shtuara në Lindjen e Mesme.

Gjatë javës, çmimi i naftës Brent u rrit me rreth gjashtë për qind, duke shtuar shqetësimet për ndikimin e mundshëm në tregjet e energjisë.

Megjithatë, nuk dihet nëse kjo rritje do të reflektohet menjëherë edhe në çmimet e karburanteve në Kosovë.