Ministria e Kulturës shpreh ngushëllime për vdekjen e artistes, Rinesa Qeriqi
Ministrja e Kulturës dhe Turizmit, Saranda Bogujevci, ka shprehur ngushëllime për familjen Qeriqi, pas ndarjes së parakohshme nga jeta të artistes Rinesa Qeriqi. Përmes një telegrami ngushëllimi, Bogujevci e ka cilësuar vdekjen e artistes në moshë të re si një humbje tejet të dhimbshme. Ajo ka theksuar se talenti, zëri dhe krijimtaria e Rinës do…
ShowBiz
Ministrja e Kulturës dhe Turizmit, Saranda Bogujevci, ka shprehur ngushëllime për familjen Qeriqi, pas ndarjes së parakohshme nga jeta të artistes Rinesa Qeriqi.
Përmes një telegrami ngushëllimi, Bogujevci e ka cilësuar vdekjen e artistes në moshë të re si një humbje tejet të dhimbshme.
Ajo ka theksuar se talenti, zëri dhe krijimtaria e Rinës do të mbeten pjesë e kujtimit të të gjithë atyre që e njohën dhe e vlerësuan artin e saj.
“Në emër të Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit dhe në emrin tim personal, ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Qeriqi, miqve dhe gjithë komunitetit artistik”, thuhet në telegramin e ngushëllimit të ministres Bogujevci.