Nipi i Rexhep Selimit betohet në FSK, Shqipe Selimi: Na bëri jashtëzakonisht krenarë
Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Shqipe Selimi, ka bërë të ditur se Arlind Selimi, nipi i Rexhës, është betuar si pjesë e Forcës së Sigurisë së Kosovës. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Selimi ka njoftuar se Arlindi ishte në mesin e 515 rekrutëve të rinj që u betuan sot, duke iu bashkuar radhëve të FSK-së,…
Lajme
Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Shqipe Selimi, ka bërë të ditur se Arlind Selimi, nipi i Rexhës, është betuar si pjesë e Forcës së Sigurisë së Kosovës.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Selimi ka njoftuar se Arlindi ishte në mesin e 515 rekrutëve të rinj që u betuan sot, duke iu bashkuar radhëve të FSK-së, raporton lajmi.net
Ajo ka shprehur krenarinë për Arlindin, duke theksuar se ai ishte ndër kadetët me arritje të larta akademike gjatë periudhës së trajnimit.
“Arlindi na bëri jashtëzakonisht krenarë, duke qenë njëri ndër kadetët me arritje të larta akademike, gjatë kohës së trajnimit”, ka shkruar deputetja.
Postimi i plotë i saj:
Sot, në ceremoninë e betimit të 515 rekrutëve të rinj, të cilët i bashkohen radhëve të mbi 5,000 ushtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës, u betua edhe Arlind Selimi, nipi i Rexhës.
Arlindi na bëri jashtëzakonisht krenarë, duke qenë njëri ndër kadetët me arritje të larta akademike, gjatë kohës së trajnimit.
Arlindit dhe të gjithë ushtarëve të Kosovës, pasardhësit e Ushtrisë sonë Çlitimtate i urojmë shëndet, suksese dhe mbarësi në rrugëtimin e tyre në shërbim të atdheut!
Qofshi gjithmonë faqebardhë dhe krenaria e familjeve tuaja dhe të gjithë Kosovës./Lajmi.net/