Lirohet Gani Geci, e konfirmon avokati i tij
Gani Geci është liruar nga paraburgimi, pasi është intervistuar në Prokurorinë e Shtetit lidhur me dyshimet për kanosjen e gazetarit Lirim Mehmetaj. Lirimin e tij nga paraburgimi e ka konfirmuar për Gazetën Sinjali avokati Besnik Berisha. Rasti lidhet me një postim të Mehmetajt në Facebook për deputetin Fatos Geci. Sipas dosjes së Prokurorisë, Gani Geci…
Lajme
Gani Geci është liruar nga paraburgimi, pasi është intervistuar në Prokurorinë e Shtetit lidhur me dyshimet për kanosjen e gazetarit Lirim Mehmetaj.
Lirimin e tij nga paraburgimi e ka konfirmuar për Gazetën Sinjali avokati Besnik Berisha.
Rasti lidhet me një postim të Mehmetajt në Facebook për deputetin Fatos Geci. Sipas dosjes së Prokurorisë, Gani Geci dyshohet se e kishte kanosur gazetarin, duke i kërkuar që ta largonte ose ta ndryshonte përmbajtjen e postimit.