Kosova shënon deficit tregtar 2.6 % në shtator
Kosova ka shënuar deficit tregtar prej 2,6 % në muajin shtator 2026 krahasuar me periudhën e njëjtë 2025, përkatësisht në vlerë prej 534 milionë eurosh krahasuar me deficitin prej 520,5 milionë eurosh në vitin 2025, njoftoi sot Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK). Në raportin më të fundit të ASK-së mbi rrjedhat e eksportit dhe…
Lajme
Kosova ka shënuar deficit tregtar prej 2,6 % në muajin shtator 2026 krahasuar me periudhën e njëjtë 2025, përkatësisht në vlerë prej 534 milionë eurosh krahasuar me deficitin prej 520,5 milionë eurosh në vitin 2025, njoftoi sot Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK).
Në raportin më të fundit të ASK-së mbi rrjedhat e eksportit dhe importit për muajin shtator 2026, bëhet e ditur se eksporti mbulon importin me 17 %, transmeton KosovaPress.
Eksporti i mallrave në shtator 2026 kishte vlerën 109,4 milionë euro, ndërsa importi 643,4 milionë euro që paraqet një rritje prej 27,5 % për eksport, si dhe një rritje prej 6,1 % për import në krahasim me periudhën e njëjtë 2025.
Qarkullimi e mallrave në tregtinë e jashtme

Sipas të dhënave të grupeve kryesore të eksportit: 24,3 % e përbëjnë metalet bazë dhe artikujt prej tyre, 17,1% e përbëjnë produktet minerale, 10,3 % e përbëjnë plastika, goma dhe artikujt prej tyre, 10,1 % e përbëjnë ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani, 6,9 % e përbëjnë artikujt e ndryshëm të prodhuar, etj.
Eksportet sipas sektorëve të grupeve kryesore në vlerë

Sipas të dhënave të grupeve kryesore të importit, 19,8% e përbëjnë produktet minerale, 11,8 % ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani, 11,2 % mjetet e transportit, 11,1 % makineritë, pajisjet mekanike dhe elektrike, 10,1 % metalet bazë dhe artikujt prej tyre; etj.
Importet sipas sektorëve të grupeve kryesore në vlerë

Eksportet e Kosovës në BE arritën në 34,2 milionë euro ose rreth 31,3 % e eksporteve të përgjithshme, me një rritje prej 22,1 %. Partnerët kryesorë për eksportin e mallrave në BE ishin Gjermania (9,8 %), Holanda (2,7 %), Bullgaria (2,3 %), etj.
Eksportet dhe importet sipas vendeve në vlerë dhe %

Importet e Kosovës nga vendet e BE-së ishin rreth 281 milionë euro ose 43,7 % e importeve të përgjithshme, me një rritje prej 12,7 %. Importet me pjesëmarrje me të lartë ishin Gjermania (12,5 %), Greqia (6,5 %), Italia (4,4 %), etj.
Eksportet e Kosovës me vendet e CEFTA-s arritën në 55,6 milionë euro ose 50,8 % të eksporteve të përgjithshme, me një rritje prej 36,8 %. Partnerë kryesorë për eksport nga vendet e CEFTA-s ishin Shqipëria (25,3 %), Maqedonia e Veriut (13,9 %), Mali i Zi (5 %), Serbia (4,5 %), etj.
Importet nga vendet e CEFTA-s arritën në 86,7 milionë euro ose 13,5 % të importeve të përgjithshme, me një rënie prej 1,2 %. Vendet me pjesëmarrje më të lartë për import ishin Maqedonia e Veriut (6,2 %), Shqipëria (3 %), Serbia (3 %).
Eksportet e Kosovës me vendet e tjera arritën në 19,6 milionë euro ose 17,9 %. Si partnerë më të rëndësishëm nga këto vende për eksport ishin Zvicra (8 %) dhe Turqia (3,6 %).
Importet e Kosovës me vendet e tjera arritën në 275,7 milionë euro ose 42,8 %. Vendet me pjesëmarrje më të lartë për import në këtë grup ishin Kina (15,2 %) dhe Turqia (10,5 %).