Mushkolaj kritikon PDK-në për Ligjin e Speciales: Pse më 6 tetor ishte i mirë, kurse tash problematik?

Analisti Imer Mushkolaj ka kritikuar Partinë Demokratike të Kosovës (PDK) lidhur me zhvillimet rreth projektligjit për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara, duke kërkuar sqarime për ndryshimin e qëndrimit ndaj tij. Në një postim, Mushkolaj ka vënë në pikëpyetje arsyet pse ligji, i cili u votua më 6 tetor, po konsiderohet tash problematik, transmeton…

Lajme

22/10/2026 21:26

Analisti Imer Mushkolaj ka kritikuar Partinë Demokratike të Kosovës (PDK) lidhur me zhvillimet rreth projektligjit për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara, duke kërkuar sqarime për ndryshimin e qëndrimit ndaj tij.

Në një postim, Mushkolaj ka vënë në pikëpyetje arsyet pse ligji, i cili u votua më 6 tetor, po konsiderohet tash problematik, transmeton lajmi.net.

“PDK duhet me na kallxu pse ligji për Gjykatën Speciale më 6 tetor ishte i mirë, kurse tash problematik. Kur e kuptoi saktësisht që ligji paska probleme?”, ka shkruar Mushkolaj.

Ai ka ngritur dyshime se zhvillimet e fundit mund të lidhen edhe me përplasjet brenda partisë, duke e kritikuar mënyrën se si po trajtohet kjo çështje.

“Ose, na kemi të drejtë me dyshu që krejt kjo situatë ka të bëjë me betejë brendapartiake. Fort ulët dhe padinjitetshëm”, ka përfunduar Mushkolaj./lajmi.net/