Mulhaxha-Kollçaku: Subvencionimi i rrymës për familjet në nevojë mund të arrijë deri në 50 euro në muaj

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmire Mulhaxha-Kollçaku, ka folur në Kuvendin e Kosovës për programin e subvencionimit të faturave të energjisë elektrike për familjet në gjendje të rëndë ekonomike. Ajo ka bërë të ditur se për këtë program janë planifikuar rreth 15 milionë euro, ndërsa mbështetja për familjet përfituese mund të arrijë deri në 50 euro…

Lajme

22/10/2026 11:14

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmire Mulhaxha-Kollçaku, ka folur në Kuvendin e Kosovës për programin e subvencionimit të faturave të energjisë elektrike për familjet në gjendje të rëndë ekonomike.

Ajo ka bërë të ditur se për këtë program janë planifikuar rreth 15 milionë euro, ndërsa mbështetja për familjet përfituese mund të arrijë deri në 50 euro në muaj.

“Pikërisht për këto familje, qeveria ka miratuar programin e subvencionimin e faturave të energjisë elektrike, për çka janë planifikuar rreth 15 milionë euro”, ka deklaruar Mulhaxha-Kollçaku.

Sipas saj, kjo masë synon t’ua lehtësojë barrën financiare qytetarëve që kanë më së shumti nevojë për mbështetje.

“Ky vendim është pjesë e politikës sonë qeverisëse, t’i përdorim mjetet publike për t’ju lehtësuar jetën qytetarëve duke u dhënë përparësi atyre që kanë më shumë nevojë”, është shprehur deputetja e LVV-së.

Ajo ka theksuar se subvencionimi mund të arrijë deri në 50 euro në muaj për familjet që përfitojnë nga ky program. /Lajmi.net/