Berisha: E shtuna është dita e protestës më të madhe kombëtare
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, tha që të shtunën do të mbahet protesta më e madhe kombëtare, në mbështetje të studentëve dhe gjimnazistëve që protestojnë. “E shtuna është dita e protestës më të madhe kombëtare, e thirrur në mbështetje të protestës studentore dhe gjimnazistëve”, deklaroi Berisha. Ndërsa, i pyetur nga gazetarët nëse përfshirja e…
Lajme
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, tha që të shtunën do të mbahet protesta më e madhe kombëtare, në mbështetje të studentëve dhe gjimnazistëve që protestojnë.
“E shtuna është dita e protestës më të madhe kombëtare, e thirrur në mbështetje të protestës studentore dhe gjimnazistëve”, deklaroi Berisha.
Ndërsa, i pyetur nga gazetarët nëse përfshirja e PD-së mund ta dëmtojë protestën, Berisha e hodhi poshtë këtë pretendim duke thënë që opozita po e mbështet lëvizjen studentore.
“Këta njerëz që mendojnë janë puthadorë të Edi Ramës. Këta janë puthadorë të Edi Ramës. Këta krahasojnë të pakrahasueshmet. Dhe të krahasosh pushtetin ekzekutiv me pushtetin moral të opozitës, je një idiot politik, më së shumti je një puthador dhe skllav i qeverisë. S’krahasohen të pakrahasueshmet”, tha Berisha duke i cilësuar zgjedhjet e fundit si “farsë elektorale” teksa akuzoi qeverinë për korrupsion dhe kundërshtoi pretendimet se opozita i ka humbur zgjedhjet.
“Opozita nuk humbi zgjedhje, ishin farsë, ishin farsë. Dhe ti për të lehtësuar qeverinë, u thua qytetarëve që kishte zgjedhje dhe i humbi opozita. Pra, korrupton gjuhën, korrupton dhe mendimin. Edhe kjo, opozita njësoj. Si qenka njësoj 13 vite në opozitë me 13 vite në pushtet? Duhet të kesh humbur mendjen dhe çdo gjë të flasësh në këtë mënyrë”, tha ai.