Pastrohet edhe deponia e dytë ilegale e mbeturinave në Cerrcë të Istogut

Ministrja e Mjedisit, Fitore Pacolli, ka njoftuar se ka përfunduar pastrimi i deponisë së dytë ilegale të mbeturinave në Cerrcë të Istogut. Përmes një postimi në Facebook, Pacolli ka bërë të ditur se pas përfundimit të dy fazave, aksioni do të vazhdojë me fazën e tretë, me synimin që kjo zonë të pastrohet nga deponitë…

Lajme

22/10/2026 13:10

Ministrja e Mjedisit, Fitore Pacolli, ka njoftuar se ka përfunduar pastrimi i deponisë së dytë ilegale të mbeturinave në Cerrcë të Istogut.

Përmes një postimi në Facebook, Pacolli ka bërë të ditur se pas përfundimit të dy fazave, aksioni do të vazhdojë me fazën e tretë, me synimin që kjo zonë të pastrohet nga deponitë ilegale.