Mehmeti: Shqiptarët mund të jenë çelësi për formimin e qeverisë së ardhshme në Serbi
Visar Mehmeti, kandidat për deputet në Parlamentin e Serbisë, tha se në Serbi është “klimë e paqartë politike”, referuar listës së studentëve, duke shtuar se pikërisht shqiptarët mund të jenë “çelës për formimin e qeverisë” atje. I ftuar në Frontal në T7, Mehmeti tha; “klimë e paqartë politike në Serbi, duke ditë ndikimin e studentëve…
Lajme
Visar Mehmeti, kandidat për deputet në Parlamentin e Serbisë, tha se në Serbi është “klimë e paqartë politike”, referuar listës së studentëve, duke shtuar se pikërisht shqiptarët mund të jenë “çelës për formimin e qeverisë” atje.
I ftuar në Frontal në T7, Mehmeti tha; “klimë e paqartë politike në Serbi, duke ditë ndikimin e studentëve dhe listën që e kanë formu studentët, është i paqartë rezultati i këtyre zgjedhjeve”.
“Sondazhet flasin me pak përqindje, kjo e bën të rëndësishme pjesëmarrjen e shqiptarëve në këto zgjedhje, mund të jemi çelës për formimin e qeverisë së ardhshme në Serbi”, shtoi ai.