Hargreaves dhe Maqedonci flasin për sigurinë dhe sfidat e viteve të ardhshme
Ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves, është takuar sot me ministrin e Mbrojtjes, Ejup Maqedonci. Pas takimit, Hargreaves u shpreh i lumtur për formimin e plotë të qeverisë, duke shprehur bashkëpunim me Kosovën. “Konfirmimi i qeverisë është një mundësi e shkëlqyer për Kosovën që të ecë përpara duke u siguruar që qasjet e saj ndaj…
Lajme
Ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves, është takuar sot me ministrin e Mbrojtjes, Ejup Maqedonci.
Pas takimit, Hargreaves u shpreh i lumtur për formimin e plotë të qeverisë, duke shprehur bashkëpunim me Kosovën.
“Konfirmimi i qeverisë është një mundësi e shkëlqyer për Kosovën që të ecë përpara duke u siguruar që qasjet e saj ndaj sigurisë janë të përshtatshme për sfidat e viteve të ardhshme.
Kosova është thellësisht e përkushtuar për të bashkëpunuar për ta bërë këtë. Ishte kënaqësi të diskutonim këto çështje me Ministrin Maqedonci në takimin tonë të sotëm” shkroi Hargreaves.