Sinani pas takimit me presidenten: U bëri thirrje shqiptarëve të Luginës ta mbështesin “Koalicionin Shqiptar”
Kryetarja e Preshevës, Ardita Sinani, ka bërë të ditur se të mërkurën ka zhvilluar një takim me presidenten e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka-Pula, së bashku me një delegacion nga Lugina e Preshevës. Sinani përmes një postimi në Facebook, ka treguar se në takim është diskutuar për mbështetjen institucionale të Kosovës ndaj shqiptarëve të Luginës…
Lajme
Kryetarja e Preshevës, Ardita Sinani, ka bërë të ditur se të mërkurën ka zhvilluar një takim me presidenten e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka-Pula, së bashku me një delegacion nga Lugina e Preshevës.
Sinani përmes një postimi në Facebook, ka treguar se në takim është diskutuar për mbështetjen institucionale të Kosovës ndaj shqiptarëve të Luginës së Preshevës, si dhe për rëndësinë e përfaqësimit të tyre politik.
Sipas saj, presidentja u ka bërë thirrje shqiptarëve me të drejtë vote që të mbështesin listën e përbashkët „Koalicioni Shqiptar”, me numër 17, në zgjedhjet parlamentare të 25 tetorit në Serbi.
Në fund të postimit, Sinani ka shprehur mirënjohje për presidenten për pritjen dhe përkushtimin ndaj Luginës së Preshevës.