Tragjedi në Skenderaj: Humb jetën Raif Aliu derisa po punonte në fabrikën e tij
Një incident i rëndë ka ndodhur në një vend-punishte në Skenderaj, ku ka ndërruar jetë një person. Raif Aliu nga fshati Likofc ndërroi jetë tragjikisht derisa po punonte në fabrikën e tij Ngushëllime për vdekjen e tij ka shprehur edhe kryetari i komunës, Sami Lushtaku. “Raifi ishte njeri fjalëpak, i urtë dhe punëtor i madh.…
Lajme
Një incident i rëndë ka ndodhur në një vend-punishte në Skenderaj, ku ka ndërruar jetë një person.
Raif Aliu nga fshati Likofc ndërroi jetë tragjikisht derisa po punonte në fabrikën e tij
Ngushëllime për vdekjen e tij ka shprehur edhe kryetari i komunës, Sami Lushtaku.
“Raifi ishte njeri fjalëpak, i urtë dhe punëtor i madh. Si njeri i një familje të respektuar ai vetën e dëshmoi me punë, sjellje dhe respekt për të tjerët. Sot Likofci dhe të gjithë ata që e njohën e përjetojnë rëndë këtë lajm të hidhur” shkroi Lushtaku në postimin e tij.
Nga ana tjetër, familja Aliu ka bërë me dije se mbi varrimin do të dalin me një njoftim, porsa të kryhet obduksioni nga IML-ja.