Aksion në Kamenicë, Policia sekuestron shtatë krerë gjedhe të kontrabanduara nga Serbia
Policia e Kosovës, ka njoftuar se gjatë zbatimit të Planit Operativ “Gatishmëria Vepruese 2026”, Njësiti i Taskt Forcës të DRK-Jugu, dhe Doganës së Kosovës në bashkpunim me Stacionin Policor për Menaxhim Kufitar-Muqivercë, pas sigurimit të informatave operative, njësitet e Policisë Kufitare kanë ndërmarrë një aksion të shpejtë dhe të koordinuar në fshatrat e brezit kufitar Desivojcë…
Lajme
Policia e Kosovës, ka njoftuar se gjatë zbatimit të Planit Operativ “Gatishmëria Vepruese 2026”, Njësiti i Taskt Forcës të DRK-Jugu, dhe Doganës së Kosovës në bashkpunim me Stacionin Policor për Menaxhim Kufitar-Muqivercë, pas sigurimit të informatave operative, njësitet e Policisë Kufitare kanë ndërmarrë një aksion të shpejtë dhe të koordinuar në fshatrat e brezit kufitar Desivojcë -Sedllar, Komuna e Kamenicës, ku kanë arritur të lokalizojnë dhe ndalojnë një rast të kontrabandimit të mallrave/kafshëve.
Pas vëzhgimit intensiv dhe ndërhyrjes në momentin e duhur, është ndaluar Kamioni i tipit Mercedes duke levizur nga Serbia- fshati Pribovc, përmes rrugëve malore në drejtim të fshatit Sedllar, ku shoferi i kamionit të lartëcekur tashme i identifikuar kishte ikur duke e lënë mjetin në vendngjarje.
Gjatë kontrollit të detajuar të kamionit, zyrtarët policorë kanë zbuluar se kishte të ngarkuar shtatë krerë gjedhe.
“Pas punëve operative dhe hetimeve intenzive i njëjti kamion ishte parë duke i shkarkuar disa gjedhe në një shtallë skaj rrugës në fshatin Muqivercë/Komuna e Kamenicës, ku me urdhër të Prokurorit është zhvilluar kontrollë në një shtallë, ku ka rezultuar në gjetjen e shtatë (7) krerë gjedhe të cilat pas verifikimit nga AUV janë sekuestruar dhe dërguar për verifimim të mëtutjeshëm. Të gjitha veprimet operative dhe procedurale janë zhvilluar në koordinim të plotë me prokurorin kompetent, ndërsa rasti është duke u trajtuar dhe hetuar intensivisht nga njësitet përkatëse të Policisë Kufitare – NJHR Jugu. Policia e Kosovës mbetet e vendosur në luftimin kundër kontrabandës, krimit ndërkufitar dhe çdo aktiviteti ilegal që cenon sigurinë dhe rendin juridik të vendit”, ka njoftuar Policia. /Lajmi.net/
Postimi i plotë: