Peci që u dënua sepse shpifi ndaj Behgjet Pacollit për vrasjen e Jusuf Gërvallës, thotë se nga Donika e kishte informatën
Kryetari i Mitrovicës, Faton Peci është dënuar nga Gjykata për shpifje ndaj Behgjet Pacollit. Ai e kishte përfshirë emrin e biznesmenit të njohur në kontekst të vrasjes së Jusuf Gërvallës. Peci në emisionin “Context”, ka thënë se nuk ka dashur t’i tregoj Gjykatës Themelore por do t’i tregoj asaj të Apelit, se për Behxhet Pacollin…
Lajme
Peci në emisionin “Context”, ka thënë se nuk ka dashur t’i tregoj Gjykatës Themelore por do t’i tregoj asaj të Apelit, se për Behxhet Pacollin të përfshirë në vrasjen e Jusuf Gërvallës, atij i ka thënë Donika Gërvalla.
“Donika Jusuf Gërvalla më ka thanë se emri i Behgjet Pacollit figuron në dosjen gjermane, në proces hetimi për vrasjen e Jusuf Gërvallës. E tash kur shkojna në apel, une kom me dal me kallxu. Se nuk kom dashtë në fazën e parë me e involvu Donikën, me kallxu ku është burimi jem kryesor. Unë e kom mbrojt Doniken, por u hi Behgjeti, tash e shohim në apel. Ajo me ka thanë se në dosje figuron emri i Behgjet Pacollit” – ka thënë Peci.