KFOR-i me donacion për zjarrfikësit e Pejës

Ushtarët italianë, nga Ekipi i Bashkëpunimit Civilo-Ushtarak (CIMIC), zbatuan një projekt për të mbështetur Stacionin e Zjarrfikësve në Pejë. Komandanti i RC-W, kolonel Giuseppe De Blasi, dhe drejtori ekzekutiv i Agjencisë së Menaxhimit të Emergjencave të Kosovës, Shefki Abdullahu, kryesuan ceremoninë e dorëzimit. Projekti përfshinte dorëzimin e një kamioni të ri të pajisur me një…

Lajme

20/10/2026 16:55

Ushtarët italianë, nga Ekipi i Bashkëpunimit Civilo-Ushtarak (CIMIC), zbatuan një projekt për të mbështetur Stacionin e Zjarrfikësve në Pejë.

Komandanti i RC-W, kolonel Giuseppe De Blasi, dhe drejtori ekzekutiv i Agjencisë së Menaxhimit të Emergjencave të Kosovës, Shefki Abdullahu, kryesuan ceremoninë e dorëzimit.

Projekti përfshinte dorëzimin e një kamioni të ri të pajisur me një sistem të përparuar zjarrfikës.

Sipas njoftimit të KFOR-it, automjeti do të forcojë aftësitë operacionale të shërbimit lokal të zjarrfikësve, duke kontribuar në një mjedis të sigurt për të gjithë komunën.

“Kjo iniciativë thekson angazhimin e vazhdueshëm të KFOR-it për të punuar me partnerët lokalë përmes projekteve që mbështesin komunitetet lokale, në mënyrë të paanshme dhe në dobi të të gjithë njerëzve që jetojnë në Kosovë” thuhet në komunikatën e KFOR-it.