Prokurorët specialë mund të iniciojnë hetime pa autorizim paraprak nga Kryeprokurori
Ushtruesi i detyrës së Kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale, Dren Paca, ka marrë vendim që prokurorët specialë të kenë mundësi të kërkojnë drejtpërdrejt regjistrimin e lëndëve për inicimin e hetimeve sipas detyrës zyrtare, pa pasur nevojë për autorizim paraprak nga Kryeprokurori. Ky ndryshim është bërë përmes plotësimit dhe ndryshimit të udhëzuesit për veprimtarinë e përditshme të…
Lajme
Ushtruesi i detyrës së Kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale, Dren Paca, ka marrë vendim që prokurorët specialë të kenë mundësi të kërkojnë drejtpërdrejt regjistrimin e lëndëve për inicimin e hetimeve sipas detyrës zyrtare, pa pasur nevojë për autorizim paraprak nga Kryeprokurori.
Ky ndryshim është bërë përmes plotësimit dhe ndryshimit të udhëzuesit për veprimtarinë e përditshme të Zyrës së Regjistrit, me synimin për të thjeshtuar procedurat administrative dhe për të respektuar pavarësinë funksionale të prokurorëve specialë, transmeton lajmi.net.
Sipas Prokurorisë Speciale, me rregullat e reja, prokurorët mund t’i drejtohen drejtpërdrejt Zyrës së Regjistrit për të marrë numrin e regjistrimit të lëndës, me qëllim të nisjes së hetimeve sipas detyrës zyrtare.
Në njoftim thuhet se vendimi është marrë në përputhje me kompetencat dhe pavarësinë funksionale të prokurorëve për inicimin e hetimeve, ndërsa synon edhe lehtësimin e procedurave të regjistrimit dhe nxitjen e hetimit të veprave penale.
Ky rregullim u mundëson prokurorëve specialë të ndërmarrin veprimet e nevojshme brenda kompetencave të tyre ligjore, pa pritur autorizimin paraprak të Kryeprokurorit për regjistrimin e lëndëve.
Prokuroria Speciale ka ritheksuar përkushtimin e saj në luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit, si dhe në hetimin e të gjitha veprave penale që janë në kompetencën e saj, në përputhje me legjislacionin në fuqi./lajmi.net/