Protestuesit dhe policia në paqe, të rinjtë ia marrin valles para Kryeministrisë
Protesta në Tiranë është në ditën e tetë të saj, pranë Kryeministrisë situata paraqitet e qetë. Ndryshe nga ditët e tjera, protestuesit nuk po sulmojnë forcat e policisë, ndërsa efektivët nuk po ndërhyjnë ndaj tyre. Për momentin, duket se është vendosur një qetësi e përkohshme. Disa prej të rinjve që janë bërë viralë gjatë këtyre…
Lajme
Protesta në Tiranë është në ditën e tetë të saj, pranë Kryeministrisë situata paraqitet e qetë.
Ndryshe nga ditët e tjera, protestuesit nuk po sulmojnë forcat e policisë, ndërsa efektivët nuk po ndërhyjnë ndaj tyre. Për momentin, duket se është vendosur një qetësi e përkohshme.
Disa prej të rinjve që janë bërë viralë gjatë këtyre ditëve të protestës, për pak minuta kanë zgjedhur të kërcejnë valle pranë Kryeministrisë, shkruan Euronews Albania.