Për shkak të protestave në Tiranë, anulohet ekskursioni edhe për maturantët e Malishevës
Drejtoresha e Arsimit në Komunën e Malishevës, Arbëreshë Krasniqi ka njoftuar se kanë marr vendim për anulimin e ekskursionit të maturantëve të Gjimnazit “Hamdi Berisha” në Malishevë. Ajo ka thënë se ky vendim është marrë për shkak të situatës aktuale në Shqipëri dhe protestave që po zhvillohen atje. “Pas takimit të sotëm me ju dhe…
Lajme
Drejtoresha e Arsimit në Komunën e Malishevës, Arbëreshë Krasniqi ka njoftuar se kanë marr vendim për anulimin e ekskursionit të maturantëve të Gjimnazit “Hamdi Berisha” në Malishevë.
Ajo ka thënë se ky vendim është marrë për shkak të situatës aktuale në Shqipëri dhe protestave që po zhvillohen atje.
“Pas takimit të sotëm me ju dhe koordinimit të përbashkët, ju njoftoj se situata aktuale në Shqipëri, pas protestave të zhvilluara atje, nuk krijon kushtet e përshtatshme për realizimin e ekskursionit në këtë periudhë. Për këtë arsye, ekskursioni anulohet për këtë herë, me shpresën dhe dëshirën që situata të qetësohet dhe ne të kemi mundësi ta realizojmë atë në pranverën e vitit të ardhshëm. E kuptojmë dëshirën dhe pritjet tuaja për këtë udhëtim, ndaj ky vendim nuk është i lehtë as për ne. Megjithatë, siguria dhe mirëqenia juaj mbeten prioriteti ynë”, ka njoftuar Krasniqi. /Lajmi.net/
Postimi i plotë: