25 vjet burgim për të riun që goditi për vdekje Auron Ferizin

Gjykata e Gjilanit ka shqiptuar dënimin prej 25 vjetësh burgim ndaj Egzon Shallki, i akuzuar për rastin që përfundoi me vdekjen e Auron Ferizit. Ngjarja e rëndë ndodhi më 8 shtator 2025, në parkun “Bafti Haxhiu” në Viti, ku Auron Ferizi u godit rëndë nga një veturë. Pavarësisht trajtimit mjekësor, Ferizi nuk arriti t’u mbijetonte…

Lajme

20/10/2026 13:36

Gjykata e Gjilanit ka shqiptuar dënimin prej 25 vjetësh burgim ndaj Egzon Shallki, i akuzuar për rastin që përfundoi me vdekjen e Auron Ferizit.

Ngjarja e rëndë ndodhi më 8 shtator 2025, në parkun “Bafti Haxhiu” në Viti, ku Auron Ferizi u godit rëndë nga një veturë.

Pavarësisht trajtimit mjekësor, Ferizi nuk arriti t’u mbijetonte plagëve të marra dhe ndërroi jetë në kujdesin intensiv.

Rasti tronditi komunitetin, ndërsa vendimi për dënimin me 25 vjet burgim shënon një zhvillim të rëndësishëm në procesin gjyqësor lidhur me vdekjen e tij.