Ambasadori britanik takohet me Përparim Ramën, diskutojnë Lojërat Mesdhetare dhe investimet në Prishtinë

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Jonathan Hargreaves, është takuar me kryetarin e Prishtinës, Përparim Rama, me të cilin ka diskutuar për Lojërat Mesdhetare dhe planet për zhvillimin e kryeqytetit. Përmes një postimi, Hargreaves ka thënë se Prishtina është qytet në zhvillim, duke theksuar mundësitë që projektet e planifikuara mund të krijojnë për bizneset…

Lajme

20/10/2026 15:09

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Jonathan Hargreaves, është takuar me kryetarin e Prishtinës, Përparim Rama, me të cilin ka diskutuar për Lojërat Mesdhetare dhe planet për zhvillimin e kryeqytetit.

Përmes një postimi, Hargreaves ka thënë se Prishtina është qytet në zhvillim, duke theksuar mundësitë që projektet e planifikuara mund të krijojnë për bizneset dhe investitorët britanikë.

“Prishtina është një qytet në lëvizje. Ishte kënaqësi të takohem me kryetarin e Prishtinës, Përparim Rama, për të diskutuar rreth Lojërave Mesdhetare, planeve ambicioze të Prishtinës për investime dhe zhvillim të ri, si dhe mundësive që këto mund të krijojnë për bizneset dhe investitorët britanikë”, ka shkruar ambasadori.

Ndërkaq, kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka bërë të ditur më herët se gjatë takimit kanë diskutuar për 19 projektet strategjike të kryeqytetit.

Sipas Ramës, këto projekte përfshijnë fusha të ndryshme, nga infrastruktura dhe transporti publik, te sporti, shëndetësia dhe zhvillimi urban. /Lajmi.net/