FSK-ja me ushtrime ushtarake në Harilaq, komuna njofton qytetarët për aktivitetet e planifikuara

Komuna e Fushë Kosovës ka njoftuar se Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) do të realizojë ushtrime ushtarake në zonën e Harilaqit, në kuadër të trajnimeve të rregullta, gjatë periudhës 13 tetor – 5 nëntor. Sipas njoftimit zyrtar, aktivitetet praktike do të zhvillohen në dy data të caktuara, raporton lajmi.net 23 tetor – Ushtrime praktike…

Lajme

20/10/2026 13:36

Komuna e Fushë Kosovës ka njoftuar se Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) do të realizojë ushtrime ushtarake në zonën e Harilaqit, në kuadër të trajnimeve të rregullta, gjatë periudhës 13 tetor – 5 nëntor.

Sipas njoftimit zyrtar, aktivitetet praktike do të zhvillohen në dy data të caktuara, raporton lajmi.net

23 tetor – Ushtrime praktike me shpërthimin e minave artizanale.

30 tetor – Ushtrime praktike me eksplozivë detarë.

Gjatë zhvillimit të këtyre aktiviteteve, qytetarët mund të vërejnë prani dhe lëvizje më të shpeshta të trupave dhe automjeteve ushtarake, si dhe të dëgjojnë zhurma që vijnë si pasojë e ushtrimeve.

Komuna ka sqaruar se bëhet fjalë për aktivitete të planifikuara trajnuese të FSK-së./Lajmi.net/