Vëllai i Zahir Pajazitit flet për pasionet e heroit, tregon se këndonte dhe luante futboll
Bajram Pajaziti, vëllai i heroit Zahir Pajaziti, ka folur për pasionet e këtij të fundit. Ai ka treguar se Zahiri e ka dashur shumë leximin, por një vend të veçantë në jetën e tij e ka pasur edhe muzika. “Leximin e ka dashur shumë, por muzikën në veçanti. Ka kënduar Zahiri shumë. Fillimisht muzikë folklorike,…
Lajme
Bajram Pajaziti, vëllai i heroit Zahir Pajaziti, ka folur për pasionet e këtij të fundit.
Ai ka treguar se Zahiri e ka dashur shumë leximin, por një vend të veçantë në jetën e tij e ka pasur edhe muzika.
“Leximin e ka dashur shumë, por muzikën në veçanti. Ka kënduar Zahiri shumë. Fillimisht muzikë folklorike, pastaj, duke u rritur, ka filluar popullorja”, ka rrëfyer Bajram Pajaziti.
Ai ka përmendur edhe disa prej artistëve që dëgjoheshin në kohën kur Zahiri ishte i ri, duke veçuar emra të njohur të muzikës shqipe, si Nexhmije Pagarusha, Ismet Peja dhe Esat Bicuri.
Përveç leximit dhe muzikës, Bajram Pajaziti ka treguar se Zahiri ka qenë i apasionuar edhe pas futbollit, të cilin e ka luajtur shumë./klankosova