Protestat në Francë, dëme të shumta e plaçkitje dyqanesh

Franca është duke u përballur me protesta të mëdha, që kanë eskaluar në disa qytete. Tash e disa ditë, përplasjet ndërmjet protestuesve dhe policisë kanë bërë që nga atje të ketë skena dramatike të dhunës, si dhe dëme të shumta. Përveç në Paris dhe në disa qytete të tjera, edhe në Marsej dëmet janë të…

Bota

19/10/2026 22:39

Franca është duke u përballur me protesta të mëdha, që kanë eskaluar në disa qytete.

Tash e disa ditë, përplasjet ndërmjet protestuesve dhe policisë kanë bërë që nga atje të ketë skena dramatike të dhunës, si dhe dëme të shumta.

Përveç në Paris dhe në disa qytete të tjera, edhe në Marsej dëmet janë të mëdha.

Duke ecur rrugëve të këtij qyteti, shihen lokale të shkatërruara, kosha të djegur, xhama e dyer të thyera, si dhe dyqane që në to ka pasur plaçkitje.

Pronarët e dëshpëruar të lokaleve të shkatërruara, kanë nisur vlerësimin e dëmeve.