Kapet i mituri në protestë, shoqërohet nga policia
Një i mitur është shoqëruar nga policia gjatë protestës që po zhvillohet para Kryeministrisë, në Tiranë. Më herët gjatë ditës, incidente të dhunshme u shënuan pranë Ministrisë së Arsimit dhe në selinë e Partisë Socialiste, ku protestuesit thyen xhamat e godinës, shkruan A2CNN. Në ditën e gjashtë të protestave, qytetarët vijojnë të kërkojnë dorëheqjen e…
Lajme
Një i mitur është shoqëruar nga policia gjatë protestës që po zhvillohet para Kryeministrisë, në Tiranë.
Më herët gjatë ditës, incidente të dhunshme u shënuan pranë Ministrisë së Arsimit dhe në selinë e Partisë Socialiste, ku protestuesit thyen xhamat e godinës, shkruan A2CNN.
Në ditën e gjashtë të protestave, qytetarët vijojnë të kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.
Ndërkohë, kreu i qeverisë u shpreh më herët se është përpjekur të mos bjerë në atë që e cilësoi si kurthin e dhunës, duke deklaruar se synimi është të provokohet gjakderdhje.