Moti sot: Me diell dhe vranësira të shpërndara, temperaturat deri në 17 gradë
Sot në vendin tonë moti do të jetë me diell dhe vranësira të shpërndara. Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale do të lëvizin nga 0°C deri në 3°C, ndërsa temperaturat maksimale do të arrijnë nga 13°C deri në 17°C. Megjithatë, sipas Institutit temperaturat e ulëta gjatë orëve të mëngjesit dhe të mbrëmjes mund të…
Lajme
Sot në vendin tonë moti do të jetë me diell dhe vranësira të shpërndara.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale do të lëvizin nga 0°C deri në 3°C, ndërsa temperaturat maksimale do të arrijnë nga 13°C deri në 17°C.
Megjithatë, sipas Institutit temperaturat e ulëta gjatë orëve të mëngjesit dhe të mbrëmjes mund të shkaktojnë ndjesi të theksuar të freskisë, veçanërisht te personat e moshuar dhe ata me sëmundje kronike. Rekomandohet veshje e përshtatshme për temperaturat e kësaj periudhe.
Era do të fryjë nga drejtimi i verilindjes dhe veriperëndimit, me shpejtësi prej 1 deri 3 metra në sekondë.