Lajm i mirë | Qytetarit të alivanosur në protestë i rikthehen ndjenjat: E kam familjen në Athinë (VIDEO)

Qytetarit që humbi ndjenjat gjatë përplasjeve të sotme në qendër të Tiranës i janë rikthyer ndjenjat, pas momenteve të panikut në shesh. Lajmi është konfirmuar nga televizioni Top Channel, gazetarja e të cilit raportoi nga vendngjarja se personi i shtrirë tashmë ka reaguar dhe ndodhet nën kujdesin e duhur. “E kam familjen në Athinë”, dëgjohet…

Lajme

17/10/2026 19:05

Qytetarit që humbi ndjenjat gjatë përplasjeve të sotme në qendër të Tiranës i janë rikthyer ndjenjat, pas momenteve të panikut në shesh.

Lajmi është konfirmuar nga televizioni Top Channel, gazetarja e të cilit raportoi nga vendngjarja se personi i shtrirë tashmë ka reaguar dhe ndodhet nën kujdesin e duhur.

“E kam familjen në Athinë”, dëgjohet të shprehet protestuesi, i cili fatmirësisht është kthyer në vete dhe është në gjendje të komunikojë.

Më herët, gjendja e tij u raportua si tejet kritike, teksa për minuta të tëra ai nuk po jepte shenja jete mes reve të gazit lotsjellës dhe kaosit.

Në ndihmë të qytetarit kishin ndërhyrë menjëherë demonstruesit dhe vullnetarët në terren, të cilët i dhanë ndihmën e parë derisa personi arriti të rifitojë vetëdijen.

Ekipet mjekësore janë angazhuar për trajtimin e mëtejmë të tij.