Parashikimi i motit për të premten, priten reshje shiu dhe temperatura deri në 15 gradë Celsius

Të premten, më 16 tetor, moti në vendin tonë do të jetë me diell dhe vranësira të ndryshueshme, ndërsa gjatë ditës pritet shtim i vranësirave që do të krijojnë kushte për reshje shiu. Sipas parashikimit meteorologjik, temperaturat minimale do të lëvizin nga 3 deri në 6 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale pritet të arrijnë nga…

Lajme

15/10/2026 23:50

Të premten, më 16 tetor, moti në vendin tonë do të jetë me diell dhe vranësira të ndryshueshme, ndërsa gjatë ditës pritet shtim i vranësirave që do të krijojnë kushte për reshje shiu.

Sipas parashikimit meteorologjik, temperaturat minimale do të lëvizin nga 3 deri në 6 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale pritet të arrijnë nga 12 deri në 15 gradë Celsius, transmeton lajmi.net.

Era do të fryjë nga drejtimi i veriperëndimit, me shpejtësi prej 1 deri në 4 metra në sekondë.

Pavarësisht intervaleve me diell, shtimi i vranësirave gjatë ditës mund të sjellë reshje lokale shiu./lajmi.net/