Ambasadorja Heleni Vakali i jep lamtumirën zyrës greke në Prishtinë
Ambasadorja Heleni Vakali ka përfunduar mandatin e saj si shefe e Zyrës Ndërlidhëse Greke në Kosovë. Me këtë rast, ajo ka falënderuar qytetarët e Kosovës për mikpritjen dhe miqësinë e treguar gjatë mandatit të saj, të cilin e nisi në prill të vitit 2022. “Me përfundimin e mandatit tim në Kosovë, dëshiroj t’u shpreh mirënjohjen…
Lajme
Ambasadorja Heleni Vakali ka përfunduar mandatin e saj si shefe e Zyrës Ndërlidhëse Greke në Kosovë. Me këtë rast, ajo ka falënderuar qytetarët e Kosovës për mikpritjen dhe miqësinë e treguar gjatë mandatit të saj, të cilin e nisi në prill të vitit 2022.
“Me përfundimin e mandatit tim në Kosovë, dëshiroj t’u shpreh mirënjohjen time qytetarëve të Kosovës për mikpritjen, për nderin që më bënë me miqësinë e tyre dhe për gatishmërinë e vazhdueshme për të zhvilluar diskutime të hapura dhe bashkëpunim të frytshëm. Shpresoj sinqerisht dhe besoj fuqishëm se rrugët tona do të kryqëzohen sërish”.
Këto ditë, ambasadorja Heleni Vakali ka takuar zëvendëskryeministrin e parë dhe ministrin e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, si dhe kryetaren e Kuvendit, Albulena Haxhiu, me të cilët ka diskutuar për marrëdhëniet dypalëshe dhe bashkëpunimin.