Kosova rrezikon humbjen e organizimit të Lojërave Mesdhetare 2030
Kosova rrezikon ta humbasë të drejtën për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030, pasi, sipas deklaratës së publikuar, Komiteti Ndërkombëtar i Lojërave Mesdhetare ka shprehur shqetësim për mungesën e përgjigjeve institucionale. Në reagim thuhet se Prishtina është përzgjedhur për organizimin e këtij eventi sportiv dhe se tashmë janë hartuar masterplani, projektet dhe lokacionet përkatëse, të cilat…
Lajme
Kosova rrezikon ta humbasë të drejtën për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030, pasi, sipas deklaratës së publikuar, Komiteti Ndërkombëtar i Lojërave Mesdhetare ka shprehur shqetësim për mungesën e përgjigjeve institucionale.
Në reagim thuhet se Prishtina është përzgjedhur për organizimin e këtij eventi sportiv dhe se tashmë janë hartuar masterplani, projektet dhe lokacionet përkatëse, të cilat janë votuar edhe në Asamblenë e Kryeqytetit.
Megjithatë, sipas deklaratës, përgjegjësia për hapat e mëtejshëm i takon Qeverisë qendrore dhe Komitetit Organizativ, të cilin, sipas reagimit, e udhëheq kryeministri Albin Kurti.
Po ashtu, bëhet e ditur se më 19 dhjetor do të shqyrtohet situata dhe mund të thirret një Asamble e Jashtëzakonshme, e cila do të vendosë për të ardhmen e organizimit të Lojërave Mesdhetare.
Në deklaratë shprehet shqetësimi se mungesa e veprimeve institucionale mund ta rrezikojë një mundësi të rëndësishme për Kosovën dhe qytetarët e saj./Lajmi.net/