Avni Bytyçi: Flamuri i UÇK-së ka hije kudo – i takon rinisë, së ardhmes dhe kombit shqiptar
Avni Bytyçi, pjesëtar i ekipit mbrojtës të Kadri Veselit në Gjykatën Speciale në Hagë, ka reaguar lidhur me përdorimin e flamurit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në protesta. Përmes një postimi, Bytyçi ka thënë se flamuri i UÇK-së ka vend në çdo protestë kundër padrejtësisë, duke përmendur sheshet e Prishtinës, Shkupit dhe Tiranës, raporton lajmi.net…
Lajme
Avni Bytyçi, pjesëtar i ekipit mbrojtës të Kadri Veselit në Gjykatën Speciale në Hagë, ka reaguar lidhur me përdorimin e flamurit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në protesta.
Përmes një postimi, Bytyçi ka thënë se flamuri i UÇK-së ka vend në çdo protestë kundër padrejtësisë, duke përmendur sheshet e Prishtinës, Shkupit dhe Tiranës, raporton lajmi.net
Sipas tij, ky simbol i përket rinisë, së ardhmes dhe kombit shqiptar, ndërsa askush nuk mund të pretendojë të flasë në emër të tij.
Postimi i tij i plotë
Flamuri i UÇK-së ka hije kudo, në çdo protestë, në sheshet e Prishtinës, Shkupit dhe Tiranës. Kudo dhe kurdoherë që ngrihet për të protestuar kundër padrejtësisë.
Nga Prishtina në Tiranë, flamuri i UÇK-së i takon rinisë, së ardhmes dhe kombit shqiptar.
Askush nuk mund të flasë në emër të tij./Lajmi.net/