Në një prononcim për “TNT Sports Brasil”, ylli i Paris Saint-Germainit theksoi se pushimi i fundit ndërkombëtar ishte i mbushur me emocione, duke shpresuar që Ronaldo të rikthehet dhe situata të marrë një rrjedhë pozitive, shkruan Indeksonline
“Unë thjesht shpresoj që gjithçka të shkojë mirë, që ai të rikthehet dhe që gjithçka të jetë në rregull. E vërteta është se besoj që të gjithë e duam këtë”, u shpreh Vitinha.
Deklarata e tij vjen në një periudhë kur e ardhmja e Ronaldos me përfaqësuesen portugeze mbetet në qendër të vëmendjes.