Forcat Shqiponja ndërhyjnë për të shoqëruar protestuesit, qëllohet me gurë në drejtim të efektivëve
Forcat Shqiponja kanë ndërhyrë për të shoqëruar protestuesit, të cilët vandalizuan një qendër tregtare pranë Parlamentit duke i thyer xhamat. Ndërhyrja e efektivëve solli reagimin e menjëhershëm të protestuesve të cilët qëlluan me gurë dhe molotov në drejtim të efektivëve. Me gjithë ndërhyrjen e policisë protestuesit kanë vijuar të ndezin molotov dhe flakadanë zonën rreth…
Lajme
Forcat Shqiponja kanë ndërhyrë për të shoqëruar protestuesit, të cilët vandalizuan një qendër tregtare pranë Parlamentit duke i thyer xhamat.
Ndërhyrja e efektivëve solli reagimin e menjëhershëm të protestuesve të cilët qëlluan me gurë dhe molotov në drejtim të efektivëve.
Me gjithë ndërhyrjen e policisë protestuesit kanë vijuar të ndezin molotov dhe flakadanë zonën rreth Parlamentit, përfshirë kalanë e Tiranës.
Më herë protestuesit sulmuan me gurë dhe molotovë Ministrinë e Drejtësisë mbrëmjen e së mërkurës pasi më herët sulmuan edhe institucione të tjera si Ministria e Ekonomisë, Kuvendi, Kryeministria dhe disa biznese private.