Agim Bahtiri kërkon dorëheqjen e Edi Ramës pas përplasjeve në Tiranë: Po goditet e ardhmja e Shqipërisë

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Agim Bahtiri, ka reaguar ashpër ndaj zhvillimeve në Shqipëri, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama pas përplasjeve mes protestuesve dhe policisë në Tiranë. Përmes një postimi në Facebook, Bahtiri ka shprehur mbështetje për studentët protestues, duke akuzuar Qeverinë e Ramës për përdorim të dhunës ndaj të rinjve që kanë dalë…

Lajme

14/10/2026 20:05

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Agim Bahtiri, ka reaguar ashpër ndaj zhvillimeve në Shqipëri, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama pas përplasjeve mes protestuesve dhe policisë në Tiranë.

Përmes një postimi në Facebook, Bahtiri ka shprehur mbështetje për studentët protestues, duke akuzuar Qeverinë e Ramës për përdorim të dhunës ndaj të rinjve që kanë dalë në rrugë.

“Nuk ka mbetë ma kohë për heshtje! Në rrugët e Tiranës sot nuk po goditen thjesht disa të rinj, por po goditet e ardhmja e kombit tonë!”, ka shkruar Bahtiri.

Ai ka kritikuar ashpër kryeministrin shqiptar, duke e akuzuar se po i trajton studentët në mënyrë të papranueshme dhe duke kërkuar largimin e tij nga detyra.

“Prandaj, lus Policinë e Shqipërisë, që të ndalin dhunën mbi ata që janë e ardhmja e Shqipërisë. Mos tentoni ta ndalni rrugën e së ardhmes”, ka shkruar deputeti.

Në fund të reagimit të tij, Bahtiri i ka bërë thirrje drejtpërdrejt Ramës që të japë dorëheqje.

“Jep dorëheqje, o i pafytyrë! Shteti nuk bie para këmbëve të tua!”, ka shkruar ai.

Protestat studentore në Tiranë janë shoqëruar me përplasje me policinë, përdorim të gazit lotsjellës dhe ujit me presion, si dhe dëmtime të pronës publike e private. /Lajmi.net/